Lidhje

Koreja e Veriut lëshon raketë të re nga Pheniani


Ushtria e Koresë së Jugut dhe qeveria japonezë thanë se Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar nga qarku Sunan në kryeqytetin e saj Phenian e cila fluturoi mbi rajonin Hokkaido në veri të Japonisë dhe ra në Oqeanin paqësor.

Raketa ra rreth 2 mijë kilometra në lindje Hokkaidos, u tha gazetarëve në një takime të organizuar me ngut, shefi i kabinetit japonez Yoshihide Suga.

"Këto provokime të përsëritura nga ana e Koresë së Veriut janë të papranueshme dhe ne protestojmë me fjalët më të forta," tha Suga.

​Raketa, sipas ushtarakëve të Koresë së Jugut, fluturoi rreth 3 mijë e 700 kilometra, mjaftueshëm për të arritur në Guam, territor i Shteteve të Bashkuara në paqësor.

Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për këtë veprim të Koresë së veriut.

Lëshimi i raketës ndodhi një ditë pasi që Koreja e Veriut u kërcënua të fundosë Japoninë dhe do t'i bëj "hi" Shtetet e Bashkuara për shkak të mbështetjes së rezolutës së Këshillit të Sigurimit për të vendosur sanksione të reja ndaj saj për shkak të provës bërthamore të 3 shtatorit, më të fuqishmen deri tash.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten me kërkesë të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Veriu akuzon Shtetet e Bashkuara që kanë 28 mijë e 500 trupa në Jug se po planifikojnë pushtimin dhe rregullisht kërcënohet se do të shkatërrojë SHBA-në dhe aleatët e saj aziatik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se Koreja e Veriut nuk do të lejohet të kërcënojë Shtetet e Bashkuara me raketa me koka bërthamore, por ka kërkuar po ashtu nga Kina që të frenojë fqinjin e saj. Kina favorizon një përgjigje ndërkombëtare ndaj problemit.

SHBA dhe Koreja e Jugut janë teknikisht ende në luftë me Korenë e Veriut, meqë konflikti korean i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG