Lidhje

Forcat irakiane në ofensivë kundër ISIS në Mosul


Forcat irakiane kanë ndërmarrë një ofensivë të re në zonën e vjetër të qytetit të Mosulit, me shpresën për ta rimarrë nën kontroll bazën e fundit të ISIS në Kalifatin e vetëshpallur të këtij rrjeti ekstremist në Irak.

Pas goditjeve ajrore gjatë natës nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat irakiane filluan një sulm në lagjen historike të qytetit të dytë më të madh të vendit, siç njoftojnë komandantët ushtarakë.

Zona historike vazhdon të jetë nën kontrollin e Shtetit Islamik, që kur u uzurpua nga forcat e ISIS tre vjet më parë.

Rreth 100 mijë civilë mbeten të bllokuar në këtë zonë në kushte shumë të vështira me mungesa ushqimesh e ilaçesh dhe në rrezik jete nga konflikti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG