Lidhje

Varrimi i Muhamed Aliut, legjendës së boksit


Në një ceremoni tradicionale të quajtur “xhenaze”, myslimanë nga mbarë bota u mblodhën për t’i bërë nderimin e fundit boksierit të madh, Muhamet Ali, një njeri i patrembur në dëshirën për të përqafuar fenë e tyre edhe në kohëra të vështira.

Besimtarë shiitë, sunitë, selafi dhe sufi u mblodhën të gjithë së bashku nën një çati në Kentucky, të bashkuar nga njeriu i quajtur. Muhamet Ali.

Gjatë funeralit mysliman në qytetin e tij të lindjes, Louisville, mijëra njerëz i dhanë nderimet e fundit kampionit të tyre.

“Prej tij, mendoj se qëndruam me kokën lart dhe ai na dha krenari, pasi ishte një përfaqësues i fortë i myslimanëve amerikanë.”- thotë një veprimtare.

Një banore e Kailfornisë thotë:

Muhamet Ali nuk iu shmang kurrë deklarimit të hapur të identitetit të tij mysliman. Kjo më jep një lloj krenarie.”

Nadia e ndoqi këtë ceremoni e ardhur nga Kalifornia, në emër të xhaxhait dhe babait të saj. Ata e njihnin Aliun.

Udhëtimi ishte edhe më i gjatë për të tjerët, myslimanë dhe jo-myslimanë, të ardhur nga kontinentet më të largëta, në jetët e të cilëve ndikoi Aliu.

“Ne u rritëm me emrin e bukur të Muhamet Aliut. Nëse dikush kishte bindje të forta, i thonin ‘kush mendon se je, Muhamet Aliu?’. Kaq shumë ishte i rëndësishëm për të rinjtë e Sudanit.”

Magid, që u rrit në Sudan, thotë se vizita e Aliut në Sudan në vitin 1988, mbetet një kujtesë e çmuar.

“Sudanezët e përqafuan si të ishte njëri prej tyre. Kudo ku shkon, njerëzit duan ta bëjnë të tyrin.”

Kështu mendon edhe aktivisti i të drejtave civile, Jesse Jackson, i cili thotë se sakrificat e Aliut e bënë Amerikën më të mirë:

“Besimi ka domethënie të madhe për njerëzit në mbarë botën dhe Aliu mbart vlerat e besimit të tij.”

Në përpjekjet e tyre kundër diskriminimit racial dhe fetar, amerikanët myslimanë e kanë përqafuar herët Aliun si njeriun e tyre dhe si ndër kontribuesit më të mëdhenj myslimanë në shoqëri. Trashëgimia e tij do të jetojë nëpërmjet historive të jetëve të tyre dhe luftës për drejtësi, duke vazhduar të shërbejë si burim force.

XS
SM
MD
LG