Lidhje

Mundja përsëri në Olimpike


Mundja arriti të garantojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të 2020 në Tokio, pasi u zgjodh mbi konkurrentët e saj: skuash, bejsboll dhe softboll.

Vota e djeshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e kthen sportin e mundjes përsëri në listën e sporteve pjesëmarrëse, pasi u eliminua nga Olimpiket në shkurt. Vendimi zgjoi protesta të forta nga tifozët dhe mundësit në mbarë botën.

Mundja, një ndër sportet që themeluan traditën olimpike, ka qenë e pranishme në thuajse të gjitha konkurrimet në Lojërat moderne.

Anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Richard Pound tha se komiteti gaboi kur eliminoi mundjen dhe shtoi se vendimi i djeshëm korrigjon këtë gabim.
XS
SM
MD
LG