Lidhje

Një person plagosi katër veta me thikë në Munih


Një burrë qëlloi dhe plagosi me thikë katër persona të shtunën në Munih të Gjermanisë. Policia tha se arrestoi një të dyshuar sipas përshkrimit të dëshmitarëve.

Policia u bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit të Bavarisë që të qëndrojë në shtëpi pasi që një burrë plagosi katër persona dhe provoi të qëllonte edhe dy të tjerë. Asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Zëdhënësi i policisë së Munihut, Marcus da Gloria Martins, u tha gazetarëve se "është arrestuar një person që u përshtatët përshkrimeve të dëshmitarëve, por nuk mund të konfirmojë se ai është sulmuesi".

Ai tha se policia nuk i di motivet dhe do të identifikojë të dyshuarin e arrestuar vetëm pasi të jetë e sigurt se ai është sulmuesi.

Policia beson se personi që sulmoi njerëzit në disa pjesë të qytetit, vepronte i vetëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG