Lidhje

Manjati i medias Rupert Murdok jep dorëheqjen


Një një deklaratë të korporatës thuhej se Murdoch u largua nga bordet e NI Group, ish News International, Times Newspaper Holdings dhe News Corpotarion Investments

Manjati i medias Rupert Murdok është larguar nga posti i drejtorit të disa bordeve të konglomeratit New Corporation, para ndarjes së kompanisë sipas planit të njoftuar.

Një një deklaratë të korporatës, të lëshuar dje, thuhej se zoti Murdoch u largua nga bordet e NI Group, ish News International, Times Newspaper Holdings dhe News Corpotarion Investments. Sipas njoftimit, largimi i Murdoch-ut ka të bëjë me ndarjen e perandorisë 53 milardë dollarëshe të medias do të ndajë sektorin e botimeve dhe atë të medias dhe argëtimit, duke krijuar dy kompani.

Që nga viti i kaluar janë shtuar spekullimet se kompania News Corporation mund të përpiqet t’i shesë gazetat britanike, si përgjigje ndaj një opercioni për përgjimin e telefonave, një veprim që thuhet se ishte miratuar nga redaktorët përgjegjës të gazetës News of the World, e cila u mbyll vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG