Lidhje

Rupert Murdoch fejohet me ish modelen Jerry Hall


Manjati i medias Rupert Murdoch dhe ish modelja Jerry Hall kanë njoftuar se do të martohen.

Kjo do të jetë martesa e katërt e Murdokut 84 vjeçar, një milioner, biznesmen ndërkombëtar, dhe martesa e parë për 59-vjeçaren Hall, e cila ka patur një marrëdhënie shumëvjeçare me këngëtarin e Rolling Stonsave Mick Jagger.

Në një njoftim në gazetën britanike “The Times” thuhet se çifti ishte fejuar të dielën në Los Angeles. Po sipas medias, ata kishin lidhje prej disa muajsh. Lajmi i fejesës vjen pasi çifti ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” në Beverly Hills të Californisë.

XS
SM
MD
LG