Lidhje

Muri kufitar me Meksikën do të vazhdojë të ndërtohet


Shtëpia e Bardhë tha se ndërtimi i murit kufitar me Meksikën do të vazhdojë sipas planit, pas vendimi të një gjykate federale apeli që zhbllokon fondet e ndërtimit.

Vendimi i së mërkurës shfuqizon vendimin e një gjykatësi federal në dhjetor që nuk e lejonte qeverinë të shpenzonte 3,6 miliardë dollarë të marra nga 127 projekte ushtarake për t’u përdorur për ndërtimin e 282 kilometrave mur kufitar.

Gjykata e Apelit për Qarkun e Pestë vinte në dukje se edhe Gjykata e Lartë në muajin korrik e kishte pezulluar një vendim të ngjashëm, duke i hapur rrugën administratës Trump të marrë miliarda dollarë nga fondet e Pentagonit për të ndërtuar disa segmente të murit kufitar.

Presidenti Donald Trump komentoi në Twitter për vendimin: “Muri i plotë është në ndërtim e sipër ose po përgatitet të fillojë!” shkruante ai.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham tha të enjten se gjykata kishte shfuqizuar një "urdhër të paligjshëm mbarëkombëtar" dhe se, duke bërë këtë, ka lejuar që puna për murin kufitar të vazhdojë me fondet e ndërtimeve ushtarake.

“Ne do ta përfundojmë murin”, tha ajo në një deklaratë.

Segmenti më i gjatë dhe më i shtrenjtë deri tani është 83 kilometra dhe ka një kosto të vlerësuar prej 1,27 miliardë dollarësh. Ai shtrihet në Laredo te Teksasit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG