Lidhje

Musharraf në arrest shtëpie deri më 30 prill


Ish presidenti përballet me akuza se nuk arriti të merrte masat e duhura për të parandaluar vrasjen e ish kryeministres, Benazir Bhutto

Një gjykatë kundër terrorizmit në Pakistan ka vendosur ish presidentin Musharraf në arrest shtëpie deri në datën 30 prill për çështjen e vrasjes së Benazir Bhutos.

Gjykata në Rawalpindi urdhëroi ish drejtuesin ushtarak të vendit që të paraqitej sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Zoti Musharraf përballet me akuza sipas të cilave ai nuk arriti të merrte masat e duhura të sigurisë për të parandaluar vrasjen e ish kryeministres Bhutto.

Zoti Musharraf ka hedhur poshtë çdo përfshirje në komplotin e vrasjes së saj. Askush nuk po vuan dënimin me burg për vrasjen e zonjës Bhutto.

Zoti Musharraf është nën arrest shtëpie në banesën e tij në periferi të Islamabadit nën akuzat e ngritura ndaj tij nga gjykatësit që ai pati pushuar nga puna kur ishte në pushtet në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG