Lidhje

Aung San Suu Kyi e bindur në fitore – pret rezultatet e votimeve


Ikona e demokracisë në Mianmar, Aung San Suu Kyi, tha se partia e saj duket që ka fituar zgjedhjet parlamentare historike të së dielës, por është përmbajtur nga shpallja e fitores, derisa po vazhdon numërimi i votave.

Gjatë një paraqitjeje të hënën herët në mëngjes para shtabit të partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, i tha turmës së mbështetësve që ndonëse është herët për të uruar kandidatët fitues të partisë, njerëzit tashmë e kanë idenë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Aung San Suu Kyi, u bëri thirrje mbështetësve të mos provokojnë kandidatët që nuk kanë fituar.

Kryesuesi i partisë në pushtet, Bashkimi pë Solidaritet dhe Zhvillim, Htay Oo, tha në televizionin nacional se ai e ka humbur ulësen e tij në këto zgjedhje dhe pranoi që partia e tij “ka humbur më shumë ulëse sesa ka fituar”.

Zyrtarët e zgjedhjeve në Mianmar, thanë se e kanë shtyrë shpalljen e rezultateve deri në orën 6 pasdite sipas kohës lokale, ndonëse kjo ishte paraparë të ndodhte ne orën 9 paradite, pa dhënë asnjë arsye përse është bërë kjo shtyrje.

Zyrtarët e zgjedhjeve po numërojnë votat e 32 milion vetave sa morën pjesë në zgjedhjet e së dielës. Partia NLD, e drejtuar nga fituesja e çmimit Nobel për paqe, Aung San Suu Kyi, pritet të shënojë një fitore të lehtë ndaj partisë në pushtet USDP e përbërë nga pjesëtarët e diktaturës ushtarake.

Mianmari, një ish koloni britanike, ishte izoluar nga pjesa më e madhe e botës për disa dekada, pasi që Gjenerali Ne Win kreu një grusht shteti në vitin 1962, duke qeverinë demokratike.

XS
SM
MD
LG