Lidhje

Kryengritësit në Myanmar bëjnë thirrje për armëpushim


Kryengritësit Rohingya në Myanmar kanë bërë thirrje për një armëpushim një-mujor duke filluar të dielën, në mënyrë që të lejojnë ndihmën humanitare për të arritur tek njerëzit e prekur nga konflikti.

Luftëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit (ARSA), siç e quajnë veten, nisën një sulm mbi dhjetra posta të policisë dhe një baze ushtarake në fund të muajit të kaluar, duke çuar në zhvendosjen e më shumë se 300,000 njerëzve.

Në një deklaratë të shtunën, grupi inkurajoi grupet e ndihmave që të rifillojnë ndihmën për të gjithë viktimat e krizës humanitare, pavarësisht nga përkatësia etnike ose fetare.

Të dielën, Amnesty International akuzoi se Myanmar ka vënë në objektiv qëllimisht pakicën Rohingya, duke vendosur mina tokësore përgjatë rrugëve që refugjatët Rohingya përdorin për të kaluar në Bangladesh.

Organizata e të drejtave njoftoi të dielën për shpërthimet e minave tokësore, duke përfshirë atë ndaj një të riu, ndërsa po kujdesej për bagëtitë pranë kufirit. Minat e tjera nëntokësore u konfirmuan nga organizata Amnesty International të premten.

Njoftimi i armëpushimit vjen një ditë pasi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i kujtoi Myanmarit se ndërsa Uashingtoni mbështet luftën kundër dhunës në shtetin veriperëndimor Rakhinë, ndihma humanitare duhet të arrijë për njerëzit në nevojë.

Zonja Haley bëri një deklaratë të premten, duke thënë: "Ne e mirëpresim qeverinë e Myanmarit që lejon ndihmë humanitare për të gjithë të zhvendosurit me dhunë, por do të vazhdojmë ta nxisim atë që të sigurojë që kjo ndihmë t'i arrijë njerëzve në nevojë, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe që ndihma të shpërndahet në një mënyrë që mbron të drejtat dhe dinjitetin e tyre".

Më parë të premten, Departamenti i Shtetit tha se është i fokusuar në rifillimin e ndihmës humanitare në shtetin verior Rakhinë të Myanmar dhe se është shumë i shqetësuar për pohimet e vazhdueshme të abuzimeve në atë zonë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG