Lidhje

Myslimanë suni largohen nga qyteti bregdetar Banias


Aktivistët në Siri thanë se qindra myslimanë suni po largohen nga qyteti bregdetar Banias, të frikësuar për sulme të reja pas vrasjeve masive të dyshuara në një fshat pranë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se familjet filluan sot të largohen nga zona.

Të premten, grupi kryesor opozitar në Siri akuzoi qeverinë e presidentit Bashar al-Assad për kryerjen e një masakre masive në fshatin Bayda, duke vrarë të paktën 150 civilë përfshi fëmijë. Zona është e banuar kryesisht me muslimanë suni, të cilët dominojnë lëvizjen rebele në vend.

Në një zhvillim tjetër, presidenti amerikan Barack Obama tha se nuk mund të parashikojë ndonjë skenar ku trupat tokësore amerikane të mund të dërgohen në Siri.
XS
SM
MD
LG