Lidhje

Nacionalistët serb djegin flamuj të NATO-s në prag të konferencës ushtarake ndërkombëtare


Nacionalistët serb djegin flamuj të NATO-s në prag të konferencës ushtarake ndërkombëtare
Nacionalistët serb djegin flamuj të NATO-s në prag të konferencës ushtarake ndërkombëtare

Nacionalistët serb kanë protestuar në Beograd kundër NATO-s në prag të një konference ushtarake ndërkombëtare.

Protestuesit e zemëruar dogjën flamujë të NATO-s dhe mbanin pankarta që denonconin aleancën ushtarake.

Udhëheqësit e Partisë Radikale serbe, të cilët organizuan protestën, e quajtën presidentin Boris Tadic tradhëtar dhe i kërkuan atij që të japë dorëheqjen. Një grup prej të paktën 100 radikalësh u mblodhën jashtë zyrës së presidentit dhe u përpoqën t’i japin një letër zotit Tadiç në të cilën e akuzonin atë se ka gjunjëzuar Serbinë para Brukselit dhe Washingtonit.

Zëvendës kryetari i partisë, Dragan Todoroviç, tha se ishte e papranueshme që të lejohen brenda Serbisë ata që e kanë bombarduar atë. Forcat e NATO-s bombarduan Beogradin në vitin 1999 për të ndaluar shtypjen ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Presidenti Tadiç tha të henën se protestat janë një pjesë e pranueshme e procesit demokratik.

Serbia është vendi organizator i konferencës ndërkombëtare ushtarake që zhvillohet këtë javë. Pjesmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues të lartë ushtarak nga vendet e NATO-s dhe partnerët e tyre. Ndërkohë që nuk është anëtare e NATO-s, Serbia është pjesë Partneritetit për Paqe, një program bilateral bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe NATO-s.

XS
SM
MD
LG