Lidhje

Ndërkombëtarët shqetësim për nacionalizmin


Në Shqipëri zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westervelle ritheksuan se “ndryshimi i kufijve është i papranueshëm”

Në Shqipëri zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker nisi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, në qendër të së cilës mendohet të kenë qenë cështjet që lidhen me retorikat nacionaliste në vend dhe situatën parazgjedhore. Mbrëmë në një intervistë të gjatë në Top Channel zoti Reeker i kushtoi vëmendje këtyre cështjeve. AI u shpreh se thirrjet nacionaliste për bashkim të shqiptarëve janë kundërproduktive dhe të papërgjegjshme. Këtij argumenti I mëshoi sot edhe ministri i Jashtëm Gjerman Guido Westervelle, i cili gjithashtu vizitoi Tiranën

Njoftimet zyrtare mbi takimet e sotme të zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker ishin të shkurtra dhe të veshura me frazeologji të përgjithshme standarte. Megjithatë momenti i vizitës dhe komentet e tij mbrëmë në emisionin Top Story lënë të kuptosh se shqetësimi i shprehur prej kohësh për valën nacionaliste në Shqipëri pritet të ketë zënë një hapësirë zotëruese në bisedimet e tij. Një javë më parë Top Channel publikoi tekstin e një dokumenti konfidencial që Uashingtoni I kish dërguar ministrisë së jashtme e ku me tone të forta kërkohej që tonet nacionaliste të ndërpriteshin menjëherë. Edhe mbrëmë zoti Reeker deklaroi se “thirrja për të bashkuar shqiptarët apo grupet në bazë të etniciteteve ose nacionalizmave është kundërproduktive dhe është e papërgjegjshme”. Ai nënvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë rajonin dhe Shqipërinë që të ecin përpara dhe “ky proces nuk lehtësohet prej nacionalizmave të panevojshme, shpërqëndruese sepse kjo shpie në destabilitet dhe nuk është e mirëpritur nga të tjerët në rajon”, vuri në dukje ai. Zoti Reeker theksoi se “Harta e Europës është e përcaktuar. Kufijtë janë të përcaktuara dhe SHBA janë në mënyrë të palëkundshme kundër cdo ndryshimi kufiri”.

Të njejtin qëndrim mbajti sot në Tiranë edhe ministri i jashtëm gjerman Guido Werstvelle
clip “Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos në kohërat e një fushate elektorale. Ndryshimet e kufijve nuk lejohen, as në Ballkan. Sipas mendimit tone, kufijtë në Europë as nuk hiqen, as nuk mënjanohen, as nuk ndryshojnë, por thjesht e humbasin rëndësinë e tyre”.

Nga ana e tij ministri I jashtëm shqiptar Edmond Panariti tha se Shqipëria do ta vazhdojë politikën e saj të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit
Clip “Shqipëria do të vazhdojë të luajë si më parë rolin që ka patur në Ballkan si promovuese e stabilitetit, e paqes dhe prosepritetit në rajon. Shqipëria as nuk ka patur, as nuk ka, dhe as nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj”.

Ka një zë të përbashkët mes Uashingtonit dhe europës për të ardhmen e rajonit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm gjerman theksoi se megjithatë për këtë duhen plotësuar disa kritere:
Clipp “Lidhur me plotësimin e kritereve, nuk mund të bëjmë lëshime, por as nuk do të keni vështirësi të veçanta. Rendi ynë, rendi europian i paqes dhe mirëqenies, bazohet mbi parime të qarta, demokraci, sundimi i ligjit, pavarësia e pushtetit gjyqësor, por mbi të gjitha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut, jo nëpërmjet polemikave të ashpra. Prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti në Shqipëri të zhvillohen me sukses, mbi bazën e parimeve europiane”.

Rëndësisë se zgjedhjeve të 23 qershorit I meshoi gjatë intervistës së mbrëmshe në Top Story edhe zoti Reeker, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara “presin, nga të gjitha partitë dhe politikanët që të punojnë së bashku në mënyrë që në qershor të mund të ofrojnë zgjedhje që janë të lira e të ndershme e të shihen si të tilla nga të gjitha palët”.
XS
SM
MD
LG