Lidhje

Astronautët do të bëjnë ecje në hapësirë


Agjencia amerikane Hapësirës, NASA, ka vendosur që dy astronautë amerikanë të zhvillojnë një numër ecjesh në hapësirë, duke filluar këtë javë, për të riparuar një sistem të prishur të ftohjes në stacionin ndëkombëtar të hapësirës.

Një nga dy sistemet e ftohjes së stacionit pushoi së funksionuari të mërkurën e kaluar, duke i detyruar astronautët të fikin pajisjet e panevojshme dhe të pezullojnë disa nga eksperimentet shkencore në laboratorët. Nasa vendosi për kryerjen e ecjes në hapësirë, për të realizuar zëvendësimin e pompës, pasi inxhinierët në Tokë nuk arritën të meremetonin një valvulë brenda saj. Inxhinierët e fluturimit, Rick Mastracchio dhe Michael Hopkins do ta fillojnë riparimet të shtunën.

Dy ecje të tjera në hapësirë pritet të realizohen më 23 dhe 25 dhjetor.
Riparimi ka vonuar një fluturim për dërgimin e furnizimieve. NASA thotë se ekuipazhi gjashtë anëtarësh nuk është në rrezik. Ekuipazhi i stacioni ndërkombëtar, përveç dy amerikanëve, përbëhet edhe nga tre rusë dhe një japonez.
XS
SM
MD
LG