Lidhje

Natalia Yurievna Clarkson, stërgjyshja e kundër-revolucionit rus


Ajo njihet si stërgjyshja e kundër-revolucionit rus. Korrespondenti i Shërbimit Rus të Zërit të Amerikës, Vadim Massalsky u takua me Natalia Clarksonin për të zbuluar se si iu dha asaj ky emërtim dhe për të folur për kujtimet e saj.

Stërgjyshja e kundër-revolucionit rus jeton në Uashington, Natalia Yurievna Clarkson është stërmbesë e gjeneralëve të perandorisë ruse, bijë e një oficeri të Ushtrisë së Bardhë që luftoi bolshevikët pas revolucionit rus dhe një veterane e gazetarisë amerikane.

"... Ai po kthehej në hotel pas një loje brixhi. Ishte shumë vonë. Ishte momenti kur filloi sulmi ndaj Pallatit të Dimrit. Ai nuk dëgjoi asgjë. Përshkoi rrugën Nevsky Prospekt, shkoi në hotel dhe ra të flinte. Në mëngjes kamerieri i sjell mëngjesin dhe i thotë ‘Kemi një qeveri të re’. Dhe ja kështu, ai ishte në gjumë ndërsa ndodhte revolucioni. Dhe nuk i dëgjoi të shtënat. A kishte apo nuk kishte të shtëna. Për këtë po debatojnë njerëzit.”

Natalia Clarkson kujton historinë e të atit, Yuri Konstantinovich von Meyer, një dëshmitar i Revolucionit të Tetorit në Petrograd dhe më pas një oficer i Ushtrisë së Bardhë udhëhequr nga gjenerali Denikin. Natalia Yurievna vetë lindi në Beograd dhe u rrit në Gjermani. Ajo u njoh me Alexander Kerenskyn në Mynih në fillim të viteve 1950. Kur i tregoi gjyshes për takimin, ajo u befasua:

"... Hyra me vrap në dhomë ‘mami, nëna, takova Kerenskyn!’ Gjyshja më hodhi një vështrim të ftohtë dhe më tha: ‘Shko në banjë dhe laj duart’".

"... "Sa i pafytyrë! Ndërsa më fliste, i kishte vënë këmbët mbi tavolinë dhe po rrufiste një gotë me qumësht. E merr dot me mend? Gjyshja ime nuk mund t’ia falte kurrë këtë”.

Dita e Revolicionit të Tetorit nuk ishte ndonjëherë ditë feste për familjen e saj të madhe ruos-amerikane. Por në vitin 1987, Natalia Yurievnas, që atëherë ishte drejtore e Shërbimit Rus të Zërit të Amerikës, papritur i lindi ideja që të festonte 7 nëntorin.

"... Mendova: po sikur në përvjetorin e atij që ishte një grusht shteti bolshevik, jo një revolucion, të rrëfejmë historinë e revolucionit të vërtetë rus? Më demokratike. Ai që ndodhi në shkurt 1917”.

Në atë kohë, Aleksander Solzhenicin botoi një vëllim tjetër të romanit të tij epik “Rrota e kuqe” për Rusinë në vitet 1914-17. Mbesa e gjeneralëve caristë arriti të realizonte atë që nuk mund ta bënin gazetarët amerikanë: ta bindte që të inçizonte personalisht një seri fragmentesh nga romani i tij për Zërin e Amerikës.

"Faleminderit zotit, ai ra dakord. Shkuam në Vermont dhe inçizuam 36 kapituj. Dhe gjashtë muaj më pas i bëmë publike…"

Një nga gazetarët sovjetikë e quajti Natalia Clarksonin, stërgjyshen e kundër-revolucionit rus. Natalia Yurievna nuk mendon se meriton një compliment të tillë dhe vazhdon të jetë përkrahëse e palëkundur e evolucionit paqësor demokratik.

"Asnjëherë revolucioni nuk është diçka e këndshme, pavarësisht nga entuziazmi. Unë vetë si ruse tipike, kur kam emocione të forta, i shpreh në vargje:

Mërmërite mes turmës, gjëmime dhe shushurima nga jashtë

O zot, sa e tmerrshme është të jesh në pushtet në këtë vend të tmerrshëm!

Vdekje e diçkaje që duket e pavdekshme. Luftë në vend të apatisë,

O zoti mos e lejo erën të kthehet në rrathët e tu!”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG