Lidhje

Uragani Nate, dobësohet duke u kthyer në stuhi tropikale


Nate, uragani që goditi brigjet e Shteteve të Bashkuara, përgjatë Gjirit të Meksikës u dobësua duke u kthyer stuhi tropikale ndërsa zhvendosej në brendësi të kontinentit, përgjatë pjesës jugore të vendit.

Stuhia preku bregun të shtunën me erëra që arritën maksimumin e shpejtësisë, 140 kilometra në orë, por duke u dobësuar gjithnjë e më shumë, derisa shpejtësia ra në 55 kilometra në orë.

Nate preku tokën dy herë ndërsa ishte ende uragan, sot herët pranë Biloksit në Misisipi dhe dje pranë lumit të Misisipit në bregun juglindor të Luizianës.

Qendra e stuhisë Nate do të vazhdojë të lëvizë brenda territorit të Shteteve të Bashkuara në jug, Luginën e Tenesisë dhe Malet Apalashe deri sot, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Nate shkaktoi vdekjen e të paktën 22 vetëve në Amerikën Qendrore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG