Lidhje

NATO do të hetojë një goditje ajrore në jug të Afganistanit


NATO-ja ka premtuar se do të hetojë një goditje ajrore në jug të Afganistanit për të cilën zyrtarët vendas thanë se shkaktoi vdekjen e një fëmije.

Forca e koalicionit tha sot se do të hetonte njoftimet për vdekjen e fëmijës.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se goditja e djeshme në Helmand tregoi se Shtetet e Bashkuara nuk i respektojnë jetët e civilëve afganë.

Viktimat civile kanë qenë një nga çështjet më delikate gjatë angazhimit 12 vjeçar amerikan në Afganistan.

Zoti Karzai paralajmëroi se incidenti i fundit kërcënon marrëveshjen dypalëshe të sigurisë me Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG