Lidhje

NATO përfundon misionin në Afganistan


NATO uli të hënën flamurin në qendrën e saj të komandës luftarake në Afganistan, në mbyllje të misionit 13 vjeçar kundër Talibanit dhe al-Kaidës.

Shtetet e Bashkuara shkuan në Afganistan në tetor 2001, për të rrëzuar regjimin taliban që kishte lejuar strehë të sigurtë për luftëtarët e al-Qaidas, të cilët organizuan sulmet terroriste të 11 shtatorit po atë vit.

Por ndërkohë që Komanda e Përbashkët në Mbështetje të Sigurisë mbylli operacionet luftarake, Talibani vazhdon sulmet e pandërprera në pika të ndryshme të vendit.

Gjenerali amerikan John Campbell tha se forcat afgane po bëhen gjithnjë e më të afta për të mbrojtur vendin. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara do të mbajnë 11 mijë trupa në Afganistan pas vitit 2014. Edhe disa vende të tjera të koalicionit do të mbajnë trupa në këtë vend.

XS
SM
MD
LG