Lidhje

NATO e shqetësuar nga hyrja e armëve ruse në Ukrainë


Komandanti ushtarak i NATO-s shprehu sot shqetësim lidhur me intensifikimin e dërgesave me armë dhe furnizime ushtarake për separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, ndërkohë që vëzhgues evropianë në rajon njoftuan se kishin parë një autokolonë tjetër pa marka shtetërore pranë Donetskut.

Në komentet për gazetarët në bazën e NATO-s pranë Napolit, Gjenerali amerikan Philip Breedlove tha se ishte i shqetësuar për intensifikimin e dërgesave të automjeteve të blinduara dhe pajisjeve të tjera ushtarake drejt Ukrainës lindore, duke shtuar se gjatë ditëve të fundit ka pasur një lëvizje më të madhe, siç njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Komandanti i NATO-s tha se të paktën 250-300 trupa ruse ndodhen në Ukrainën lindore për të ndihmuar separatistët.

Moska ka mohuar vazhdimisht të jetë e përfshirë ushtarakisht në Ukrainë dhe i ka përshkruar trupat ruse që luftojnë përkrah separatistëve si vullnetarë.

XS
SM
MD
LG