Lidhje

Më shumë trupa amerikanë në vendet Baltike

  • Henry Ridgewell

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me shtetet baltike, duke zyrtarizuar vendosjen e mijëra trupave për të forcuar mbrotjen që ofron NATO, përballë agresionit të Rusisë. Katër batalione shumëkombëshe janë në proces zbarkimi në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni.

Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes do të rregullojnë statusin ligjor të forcave amerikane në Estoni dhe Lituani. Ky është përforcimi më i madh i trupave që ndërmerr NATO që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.

Nga ana tjetër e kufirit Rusia ka dislokuar një numër edhe më të madh trupash. Misioni i forcës shumëkombëshe të NATO-s është të shërbejë si mbrojtje e vijës së parë.

Të gjitha këto vende do të vuajnë të njëjtin fat nëse sulmohen. Ndaj çdo përpjekje për t’i sulmuar ato, do të shkaktonte një pergjigje automatike nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, thotë eksperti Jonathan Eyal.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur dërgimin e 6 mijë trupave, shoqëruar nga tanke, armatim i rëndë dhe aeroplanë si dhe do të komandojnë batalionin e NATO-s në Poloni.

Por komentet e presidentit Donald Trump përpara inagurimit, i kanë tronditur aleatët evproapinë. Gjatë një interviste për një gazetë të njohur ai e quajti NATO-n të vjetëruar. Vendet në kufi me Rusinë druhen se mbështja ushtarake e SHBA-së do të zvogëlohet.

Në këtë moment NATO është një organizatë e ndarë. Ka vende ku ka trupa amerikane, në të tjera s’ka. Zbarkimi kishte si qëllim ta shpërndante në mënyrë të një trajtshme ombrellën e sigurisë të aleancës. Nëse ka ndonjë në Uashington që tërhiqet nga ky pozicion kjo do të kishte pasoja serioze për aleancën”.

Rusia ka vendosur kapacitete bërthamore, raketa “Iskander” së bashku me mijëra trupa në enklavën e saj të Kaliningradit që ndodhet në kufi me Poloninë dhe Lituaninë. Së fundmi Lituania njoftoi plane për vendosjen e një gardhi përgjatë kufirit.

Gardhi do të jetë 2 metra i lartë, me pengesa shtesë për ta bërë sa më të vështirë kalimin e tij. Por një gardh i tillë nuk do të ndalte dot tanket apo mjetet e tjera ushtarake.

Në fakt, gardhi është projektuar të ndalë aktivitete të tjera të paligjshme thotë Linas Kojala e qëndrës evropiane për Evropën Lindore me qendër në Vilnus, gjatë një interviste në Skype për “Zërin e Amerikës”.

Qëllimi i parë është të sigurojë që kufiri po vëzhgohet gjatë gjithë kohës, që ushtarakët të mund të shohin se çfarë ndodh në gjithë gjatësinë e kufirit. Dhe sigurisht skenarët që mund të ndodhin, si kontrabanda dhe aktivitete të ndryshme që i kemi parë të vijnë nga Rusia në vendet tona fqinjë si Ukrahina madje dhe Estonia.

Estonia pretendon se Rusia mori peng një prej rojeve të kufirit në territorin estonez në 2014 gjatë një sulmi në kufi. Moska pretendon se roja ishte në pjesën ruse të kufirit.

Vendet e NATO-s i frikësohen faktit se Rusia mund të përdorë taktika të ngjashme gjatë kohës së vendosjes së trupave të reja në vendet baltike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG