Rusia nuk ka pranuar të tërhiqet përballë sanksioneve amerikane dhe evropiane të vendosura lidhur me aneksimin e Krimesë nga Moska. Veprimet e fundit të Rusisë kanë shkaktuar shqetësime në radhët e fqinjëve të Rusisë dhe janë pasuar nga paralajmërime të reja nga Uashingtoni:
Para syve të trupave ukrainase, forcat paraushtarake pro-ruse shpërthyen dyert e komandës së marinës ukrainase dhe iu vunë ndryshimeve në dekor dhe në masat e sigurisë.
Në Uashington, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e cilësoi agresionin rus një thirrje për zgjim:
"Ky është kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë dhe stabilitetit evropian që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.
Zoti Rasmussen e krahasoi Rusinë me një vend arrogant dhe tha se veprimet e Moskës kanë detyruar NATO-n të pezullojë planifikimin e një misioni të përbashkët për të shkatërruar armët kimike të Sirisë.
NATO-ja është e hapur për dialog, por ai tha se siguria e vendeve anëtare është parësore:
"Aleanca e Atlantikut Verior nuk është lëkundur dhe nuk do të lëkundet”.
Këtë mesazh përsëriti edhe Nënpresidenti Joe Biden në Lituani, para fqinjëve të tronditur në rajonin e Baltikut.
"Për sa kohë që Rusia vazhdon kursin e errët, ajo do të ndeshet me izolim politik dhe ekonomik në rritje.”
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ambasadorja amerikane Samantha Power u hodh në një sulm të ri:
"Rusia njihet për kontributin e madh ndaj letërsisë botërore dhe ajo që dëgjuam nga ambasadori rus tregon se ai ka më shumë imagjinatë se Tolstoi apo Çehovi”.
Ajo e akuzoi Rusinë se po riharton kufijtë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dje se sanksionet ekzistuese dhe sanksionet e reja që po planifikohen do të garantojnë se Rusia do ta paguajë shtrenjtë.
Por Rusia mbetet e vendorus. Gjykata e saj kushtetuese miratoi dje ligjin që i jep autoritetet Presidentit Putin të përfundojë aktet e fundit të aneksimit të Krimesë.
Ndërkaq, ligjvënësit rusë nuk i përfillën kërcënimet e Perëndimit:
"Çdo sanksion që mund të vendoset kundër disa zyrtarëve rusë është një akt i vogël hakmarrjeje dhe nuk do të përmbushë ndonjë synim”.
Rusia po çimenton kontrollin mbi Krimenë, si me forcë, ashtu edhe me simbole. Shkronjat ruse mbi fasadën e parlamentit të Krimesë janë simbolika e këtyre zhvillimeve historike.