Lidhje

NATO: Rusia po ndjek një rrugë të rrezikshme


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen thotë se Rusia është duke ndjekur një "rrugë të rrezikshme", duke aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Anders Fogh Rasmusen tha të martën se Rusia i ka shpërfillur të gjitha thirrjet për respektimin e ligjit ndërkombëtar. Ai tha se asnjë aleat i NATO-s nuk do të njoh atë që ai e quajti një veprim të paligjshëm dhe jo legjitim të Rusisë.

Shtëpia e Bardhë tha dje se Presidenti Barack Obama ka biseduar me telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka rënë dakord mbi nevojën për dërgimin e menjëhershëm të vëzhguesve ndërkombëtarë në pjesën jugore dhe atë lindore të Ukrainës.
Po dje, nënpresidenti amerikan Joe Biden ishte në Poloni ku tha se aneksimi rus është një "grabitje e territorit". Ai tha se logjika e Rusisë për marrjen e Krimesë është "me të meta".

Kryeministri polak Donald Tusk tha se kjo paraqet një problem të sigurisë për mbarë rajonin.
Gjatë vizitës në Evropën Lindore, nënpresidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Sekretarit të Shtetit John Kerry në një bisedë me telefon të martën se sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve rusë janë të papranueshme dhe do të kenë pasoja.
XS
SM
MD
LG