Lidhje

Afganistan: vritet një ushtar amerikan i NATO-s


NATO thotë se një ushtar amerikan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me sa duket, “në një sulm brenda radhëve” në Afganistanin jugor.

Në njoftimin e së shtunës të Aleancës, thuhet se dy të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen nga mjekët.

Sipas NATO-s, është duke u zhvilluar një hetim lidhur me këtë incident.

Misioni mbështetës i NATO-s ndodhet në Afganistan që nga janari i vitit 2015, duke ofruar trajnim, konsulencë dhe ndihmë për forcat afgane të sigurisë. Forca prej 16 mijë trupash përfshin anëtarë nga 39 vende dhe aleatë të NATO-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG