Lidhje

Udhëheqësi i opozitës ruse nën arrest


Një gjykatë ruse e ka vendosur nën arrest shtëpiak për të paktën dy muaj udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny.

Para dy ditësh, hetuesit i kërkuan gjykatës ta vendosë Navalnyn nën arrest shtëpiak, me argumentin se ka shkelur kufizimet për udhëtim, gjatë periudhës së një hetimi penal ndaj tij.

Navalny po vuante një dënim prej shtatë ditësh, pasi u ndalua të hënën me qindra demonstrues të tjerë në një protestë të paautorizuar në Moskë.
XS
SM
MD
LG