Lidhje

Rusi, gjendet fajtor udhëheqësi i opozitës


Një gjykatës në Rusi e ka dënuar 5 vjet me kusht udhëheqësin e opozitës, Alexei Navalny, pasi e deklaroi atë fajtor për përvetësim.

Ky vendim mund ta pengojë atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Navalny tha se do ta apelojë vendimin dhe se përsëri ai do të kandidojë për president, si rival i zotit Putin, në se ky do të rikandidojë për një mandat të dytë.

Navalni tha se nuk e njeh vendimin, ngaqë bazuar në Kushtetutën ruse, ai ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje dhe se do ta bëjë një gjë të tillë.

Ligji rus ja ndalon një personi i cili ka kryer “një krim të nivelit të lartë” siç është edhe përvetësimi, që të kandidojë për post zyrtar për 10 vjet.

Navalny fillimisht u bë i njohur publikisht për ekspozimin e mashtrimeve në korporatat shtetërore ruse. Ai udhëheqoqi protestat në vitet 2011 dhe 2012 lidhur me kthimin e ish kryeministrit Vladimir Putinin në postin e Presidentit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG