Lidhje

Identifikohen tre marinarët amerikanë të humbur nga rrëzimi i avionit


Tre marinarët amerikanë që figuronin të humbur që kur avioni i tyre u rrëzua në detin e Filipineve, u identifikuan nga Marina Amerikane të shtunën. Ata janë Steven Combs, Matthew Chialastri dhe Bryan Grosso.

Marina tha të enjten se tetë anije amerikane dhe japoneze, tre flota helikopterësh dhe avionë patrullimi kishin kontrolluar 1 mijë milje katrorë në kërkimin dyditor për marinarët e humbur.

Të enjten, përpjekjet e shpëtimit u ndalën për tre marinarët që humbën në det të mërkurën kur një avion transporti i marinës amerikane u përplas në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG