Lidhje

Nderimet e fundit për Lee Kuan Yew


Mijëra njerëz mbushën rrugët sot për të treguar respekt ndaj udhëheqësit të ndjerë të Singaporit, Lee Kuan Yew, trupi i të cilit u transportua nga pallati presidencia në dhomën e parlamentit.

Trupi në një arkivol të xhamtë do të qëndrojë aty për homazhe publike deri të djelën kur do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Personalitete nga gjithë bota pritet të marrin pjesë. Singapori ka shpallur një javë zi kombëtare.

Ish kryeministri që drejtoi vendin ishull nga viti 1959 në vitin 1990 vdiq të hënën në moshën 91 vjeçare.

Ai u bë kryeministri i parë i Singaporit kur vendi fitoi pavarësinë nga sundimi britanik. Zoti Lee mbeti forca shtytëse e vendit edhe pas shkëputjes nga politika tre dekada më vonë.

Ai është vlerësuar për politikat ekonomike që çuan në zhvillimin e shpejtë të Singaporit, por është kritikuar për stilin e tij autoritar.

XS
SM
MD
LG