Lidhje

Ngërçi politik, në Tiranë ndërmjetësi europian


Relatori për Shqipërinë Knut Fleckenstein takime me udhëheqësit kryesor politik. Objektivi: rikthimi I opozitës në parlament dhe nisma për dekriminalizimin e institucioneve. Të dielën mbërrin dhe europarlamentari Eduard Kukan.

Në Tiranë mbërriti sot zëvendës presidenti i grupit të së majtës në parlamentin europian, Knut Fleckenstein, në një mision për arritjen e një marrëveshjeje mes shumicës dhe opozitës, e cila do të mundësonte kthimin e deputetëve të partisë demokratike në parlament

Zoti Fleckentstein, i cili eshte dhe relatori per Shqipërinë në parlamentin europian, do të ketë sot në mbrëmje takime me kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa nesër pritet të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha. Eurodeputeti Fleckenstein është mandatuar nga e majta në parlamentin europian për të ndërmjetësuar mes palëve në Shqipëri, ndërkohë që nga e djathta është caktuar zoti Eduard Kukan, një njohës i mirë i realitetit politik shqiptar. Zoti Kukan pritet të mbërrijë në Tiranë të dielën.

Të dy eurodeputetët shpjeguan mbrëmë përmes një deklarate të përbashkët se kanë rënë dakort “të bashkëpunojnë dhe mbështesin udhëheqësit shqiptarë për gjetjen e një zgjidhjeje të ngërcit aktual dhe arritjen e një marrëveshjeje, brenda kuadrit të institucioneve kushtetuese dhe politike. Mesazhi i tyre do të jetë i njejtë: të inkurajojnë opozitën të rikthehet ne parlament, përmes rivendosjes së dialogut politik dhe pjesmarrjes në punimet parlamentare” e nga ana tjetër “të inkurajojnë të gjithë partitë politike të angazhohen në një proces që çon drejt dekriminalizimit të Parlamentit dhe institucioneve të tjera publike”, saktëson deklarata.

Angazhimi i parlamentit europian ka nisur që më parë, dhe për këtë cështje, u bisedua edhe gjatë vizitës së javës së shkuar të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha pak ditë më parë tha se e mirëpret nismën e ndërmarrë nga e djathta dhe e majta europiane

XS
SM
MD
LG