Lidhje

Ndryshimet klimatike, Komisioni Evropian me propozim të ri


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Trupi i ri ekzekutiv i Bashkimit Evropian paraqiti të mërkurën një paketë për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike, por duket se vendet evropiano-lindore të bllokut, të cilat mbështeten mjaft te karburantet fosile, duket se janë të vendosura ta pengojnë nismën.

Ky është propozimi i parë i madh i Presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen që nga marrja e detyrës në 1 dhjetor. Nisma synon të angazhojë Bashkimin Evropian për të arritur të ashtuquajturin neutralitet të klimës deri në vitin 2050, pra të pengohet çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë përtej sasisë që mund të absorbohet nga atmosfera.
Propozimi i saj do të jetë temë diskutimi të enjten mes udhëheqësve të shteteve anëtare. Por sipas diplomatëve, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke qysh tani po e kundërshtojnë një projektvendim të takimit.
Muajt e fundit vërehet një shtim i ankthit në shkallë botërore pas valëve të të nxehtit, thatësirave dhe zjarreve që shkencëtarët thonë se janë rezultat i rritjes së temperaturave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG