Lidhje

Në një operacion në Gjirokastër bllokohen mbi 300 kilogramë hashash


Policia e Gjirokastrës tha sot se bllokoi gjatë natës në një operacion në shkallë të gjerë mbi 300 kilogramë lëndë narkotike hashashi. Polcia tha se arrestoi tre persona dhe shpalli ne kërkim gjashtë persona të tjerë.

Sipas policisë operacioni u krye në zonën midis Gjirokastrës dhe Delvinës, në Malin e Sopotit, ku ngarkesa narkotike po transportohej me kafshë dore.

Shtetasit që transportonin lëndën narkotike ishin ndarë në grupe, me qëllim që të kontrollonin rrugët dhe të lajmëronin njëri - tjetrin për çdo problem që mund t’u dilte gjatë transportit, thanë burimet policore.

Sipas policisë vendi nga ku ishte transportuar lënda narkotike ishte fshati Lazarat i Gjirokastrës, ndërsa destinacioni i hashashit ishte Greqia fqinje.

Një pjesë e lëndës narkotike është ndaluar gjatë operacionit ndërsa një pjesë tjetër është gjetur në një godinë të braktisur, në afërsi të Delvinës.

Policia shqiptare deklaroi sot fillimin e një operacioni për masa shtrënguese ndaj kultivuesve të hashashit në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG