Lidhje

Nelson Mandela, në gjendje serioze por të qendrueshme


Zyrtarët në Afrikën e Jugut thonë se ish presidenti Nelson Mandela vazhdon të jetë në gjendje serioze por të qëndrueshme ndërsa po kalon ditën e tretë në një spital të Pretorias ku po trajtohet për infeksion të përsëritur në mushkri.

Zyra e presidentit Jacob Zuma tha sot përmes një deklarate se shëndeti i zotit Monday vazhdon të mbetet i pandryshuar që kur ai u shtrua në spital të shtunën.

Ikona 94 vjeçare e luftës kundër aparteidit është shtruar për të katërtën herë që nga dhjetori.

Të djelën, adhurues në mbarë vendin u lutën për shërimin e zotit Mandela, i cili shihet si themeluesi i kombit të Afrikës së Jugut.
XS
SM
MD
LG