Në Rusi, Prokurorja në gjyqin e pesë personave të akuzuar për vrasjen e kritikut të Kremlinit Boris Nemtsov, kërkoi shpalljen e tyre fajtorë. Nemtsov u vra në Moskë në shkurtin e vitit 2015.
Në proçesin gjyqsor ndaj tyre, duke i bërë një përmbledhje argumentit të palës shtetërore, prokurorja Maria Semenenko tha se është i padiskutueshëm fakti që ata janë fajtorë.
Por pala mbrojtëse tha se gjatë proçesit askush nuk mundi të provonte një motiv për vrasjen.
Boris Nemtsov u qëllua ndërsa ndodhej mbi një urë në afërsi të ndërtesës së Kremlinit. Ai ishte udhëheqës i njohur opozitës dhe një kritik i fuqishëm i mbështetjes që ofronte Rusia për rebelët në Ukrainën lindore.
5 persona nga Çeçecia u arrestuan nën dyshimin për vrasjen. Njëri prej tyre pranoi fillimisht fajin, por më vonë u tërhoq, duke pretenduar se ishte torturuar me qëllim që të pranonte krimin.
Një ish zyrtar i sigurimit çeçen Ruslan Mukhudinov, akuzohet se ka paguar të dyshuarit për të vrarë Nemtsovin, por ai ndodhet në gjendje të lirë.
Facebook Forum