Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha në Moldavi se e ardhmja e këtij vendi është në Evropë. Ai i bëri thirrje republikës ish-sovjetike që të vazhdojë reformat demokratike që kanë si synim integrimin në BE.
Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Chisinau, mbas bisedimeve me kryeministrin Vlad Filat, zoti Biden gjithashtu u zotua për mbështetjen e reformave politike e ekonomike të Moldavisë dhe përgëzoi vendin për përpjekjet në luftën kundër korrupsionit.
Qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit duke mbajtur flamuj të Moldavisë për vizitën e nënpresidentit Biden, ndalesa e tij e fundit gjatë turit të tij në tre vende evropiane.
Zv/presidenti amerikan është zyrtari më i lartë që ka vizituar Moldavinë në dekada.
Dje, zoti Biden ishte në Rusi, ku u bëri thirrje zyrtarëve moskovitë që të miratojnë reforma politike dhe të forcojnë shtetin ligjor, nëse duan që të tërheqin investitorët e huaj.
Turi evropian i zv/presidentit Biden, nisi me një vizitë në Finlandë.