Lidhje

Nënpresidenti Xho Bajden në Kinë për një vizitë 5 ditore


Nënpresidenti Xho Bajden në Kinë për një vizitë 5 ditore
Nënpresidenti Xho Bajden në Kinë për një vizitë 5 ditore

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden mbërriti të mërkurën në Kinë për një vizitë 5 ditore, që synon të sigurojë qeverinë kineze rreth sistemit financiar amerikan, si dhe të forcojë lidhjet me brezin e ri të udhëheqjes kineze.

Kina ka shprehur shqetësim rreth marrëveshjes së fundit për ngritjen e nivelit të tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo nuk është e mjaftueshme për të shkurtuar deficitin buxhetor amerikan. Kina ka në rezervat e saj mbi 1 trilionë dollarë në formë bonosh thesari, duke e bërë Kinën kredit-dhënësin më të madh të huaj të Uashingtonit.

Nënpresidenti Bajden do të sigurojë udhëheqësit kinezë se investimet e Kinës janë të sigurta, megjithë vendimin e fundit të një kompanie për të ulur klasifikimin e kreditit amerikan.

Administrata e Presidentit Obama thotë se Kina ndeshet me problemet e veta ekonomike dhe i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Pekinit të lejojë forcimin e juanit ndaj dollarit.

XS
SM
MD
LG