Ndërsa negociatorët nga gjashtë fuqitë botërore dhe Irani përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi programin bërthamor të iranit, kryeministri izraelit kritikoi përsëri marrëveshjen e pritur nga bisedimet në Zvicër.
Duke folur sot nga Jeruzalemi, zoti Netanyhu tha se pretendimet e Iranit se teknologjia e tij bërthamore është për synime paqësore nuk përputhet me veprimet e tij, siç është mbështetja për rebelët në Jemen.
Ai tha se koncesionet e ofruara për Iranin nga negociatorët në Zvicër do të sigurojnë një marrëveshje jo të mirë që do të rrezikonte Izraelin, rajonin dhe botën:
"Tani është koha për komunitetin ndërkombëtar të këmbëngul për një marrëveshje më të mirë. Një marrëveshje më e mirë do të spraps infrastrukturën bërthamore të Iranit. Një marrëveshje më e mirë do të heq eventualisht kufizimet mbi programin bërthamor të Iranit pas ndryshimit të sjelljes së këtij të fundit. Irani duhet të ndalë agresionin e tij në rajon. Duhet të ndalë terrorizmin e tij në mbarë botën dhe të ndal kërcënimet për të asgjesura Izraelin."
Zoti Netanyahu tha se këto kushte nuk duhet të jenë të negociueshme.
Zoti Netanyahu, ndërkohë takohet sot me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner i cili po bën një turne në Lindjen e Mesme.