Lidhje

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike


Ministria izraelite e Drejtësisë njoftoi se gruaja e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Sara është akuzuar të enjten për mashtrim dhe abuzim me fondet publike, pas një hetimi të gjatë të policisë mbi dyshime se ajo ka shpërdoruar një shumë prej 100,000 dollarësh.

Ky veprim përfaqëson “kokëçarjen” më të fundit ligjore për udhëheqësin Netanyahu dhe familjen e tij, pasi autoritetet po e hetojnë atë lidhur me akuza për korrupsion në një varg rastesh të pazakonta.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se "prokurori i rrethit të Jeruzalemit kishte ngritur akuza kundër gruas së kryeministrit".

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Sara Netanyahu ishte akuzuar për deklarim të rremë se kuzhina në zyrën e kryeministrit nuk kishte ushqime duke urdhëruar "blerjen nga furnizues ushqimesh me para publike".

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, zonja Netanjahu, familja dhe të ftuarit e saj kanë marrë" nga shteti nëpërmjet mashtrimit qindra vakte të përgatitura me vlerë e 99,700 dollarëve, thuhet në aktakuzë.

Gjyqi do të mbahet në gjykatën e magjistratëve të Jeruzalemit. Por prokuroria ka kërkuar që gjyqi të mbahet përpara një paneli prej tre gjyqtarësh për shkak të "ndjeshmërisë publike" të rastit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG