Lidhje

Në një qendër ndalimin për imigrantët në Nju Xhërsi


Sipas ligjit të tanishëm amerikan për imigracionin, nëse kërkon azil sapo mbërrin në tokën amerikane, edhe nëse ke një vizë të vlefshme, ndalohesh nga policia. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Aline Barros vizitoi një qendër paraburgimi në Nju Xhersi dhe foli me ata që kanë kaluar përmes procesit të azilit ndërsa janë mbajtur në paraburgim.

Kur dyert e një qendre për ndalimin e imigrantëve azil-kërkues mbyllen, ato mund të mos hapen përsëri për muaj me radhë.

Në një zonë industrial pranë aeroportit Newark, qendra e paraburgimit Elizabeth strehon imigrantë, disa prej të cilëve kanë kryer krime. Që nga shtatori, zyrtarët e imigracionit thonë se pati më shumë se 38 mijë njerëz të ndaluar në mbarë vendin për shkelje të ligjit të imigracionit. Disa prej tyre ishin azil-kërkues.

Kontrolli i sigurisë është i ngjashëm me ato të pikave të kontrollit në aeroporte. Vizitorët duhet të tregojnë letrat e identifikimit. I lenë sendet në një dollap me kyç. Nuk lejohet telefoni. Nuk mund të marrësh fotografi apo të regjistrosh. Këto skica janë bërë nga një student në universitetin që vizitoi qendrën.

Qendra Elizabeth është ajo ku Edafe Okporo u mbajt për 5 muaj.

Zyrtarët e imigracionit më thane se nuk kishin vendstrehim për imigrantët që kërkonin azil, kështu që më thanë se do të më çonin në burg.

Okporo është nga Nigeria ku ai punonte si aktivist për një grup homoseksual. Por në Nigeri nuk lejohen martesat e të njëjtit seks. Në tetor të vitit 2016, ai fitoi një çmim nga një organizatë për të drejtat e njeriut në Nju Jork që publikoi dhe tregoi historinë e tij.

"Komuniteti kërkonte që unë të ekzekutohesha, kështu që duhet të largohesha. Kisha një vizë amerikane dhe ishte i vetmi dokument me të cilin mund të udhëtoja."

"Kurrë nuk kam qënë ndonjëherë në atë lloj izolimi. Udhëzoheshe çfarë mund të bëje dhe çfarë duhet të mos bëje. Të jepnin ushqim që duhet ta haje edhe në se nuk të pëlqente."

"Gjithmonë qëndroja në dhomë dhe kisha ankth në se do të më miratohej kërkesa për azil. Në se nuk do të pranohesha duhet të kthehesha në vendin tim. Në se do të lejohesha të qëndroja, ku do të shkoja pasi të më lironin? Isha në një gjendje depresive pasi nuk komunikoja me familjen time e cila nuk më pranon pasi jam homoseksual."

Okporos iu dha azil dhe ka filluar tashmë jetën e tij të re në Amerikë. Ai ka 3 punë.

"Publikova një libër gatimesh, me receta nga 40 refugjatë të vendeve të ndryshme."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG