Lidhje

Në shkretëtirën e bardhë dhe në shpellat mistike të Nju Meksikos


Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, festoi së fundmi një arritje të rëndësishme në projektin e tij për të vizituar 417 pikat turistike të Amerikës. Ai ka bërë një të tretën e rrugës në projektin që pritet të zgjasë tre vjet. Ai eksploroi duna me rërë të bardhë dhe shpella mistike në dy parqet më të mëdhenj të shtetit Nju Meksiko.

Ka perla të natyrës fshehur në shkretëtirën Chihuahuan, në rajonet juglindore të Nju Meksikos. 119 shpella gëlqerore që mbrohen nga parku kombëtar i shpellave të Carlsbadit.

Ato u krijuan kur acidi suflurik treti formacionet gëlqerore, duke shkaktuar të çara dhe gropa, duke lënë kësisoj pas shpella të të gjitha përmasave.

Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, vizitoi së fundmi një ndër shpellat më të mëdha, që ishte si të shikoje lart nga qielli:

“Vetëm se kësaj here, sheh një qiell plot me stalaktite. Është një shpellë fantastike, e mbushur me stalaktite dhe stalagmite ngado, të cilat kanë forma nga më spektakolaret; është një nga vendet më surreale që kam parë deri më tani gjatë këtij udhëtimi.”

Stalaktitet e krijuara në mënyrë natyrale varen si heshta akulli nga tavani i shpellës. Ato janë formuar prej kripërave të kalciumit dhe minerale të tjera, që janë depozituar aty nga uji që rrjedh.

Stalagmitet krijohen në të njëjtën mënyrë, vetëm se ato nuk varen nga tavani, por ngrihen nga dyshemeja e shpellës. Shpeshherë të dyja takohen, duke krijuar një pamje shumë piktoreske:

“Bëra një foto ku një stalaktit duket si ndonjë karakter nga Star Wars, me dhëmbë të frikshëm. Por ka edhe të tjerë që duken si llambadarë”.

Jashtë shpellës, Mikah vuri re një simfon i zogjsh që fluturonin aty rrotull.

Me të rënë mbrëmja, po këta qiej mbushen me mijëra lakuriqë nate – specifikisht, lakuriqë nate brazilianë. Ata kanë përmasa mesatare dhe janë ndër gjitarët më të shumtë të Amerikës së Veriut, si dhe ata që fluturojnë më shpejt në mbretërinë e kafshëve.

Pasi la shpellat, Mikah u drejtua për në veri dhe papritmas u gjend në një tjetër vend surreal... duke ngarë makinën në një rrugë të mbuluar me diçka që duket si borë.

Vetëm se ai nuk ishte në Nebraska…

Është rërë e bardhë gipsi, e cila mbulon 712 kilometra katrorë shkretëtirë të parkut kombëtar të Rërës së Bardhë në jug të Meksikës së Re...

Ajo është fusha më e madhe me duna gipsi në botë:

“Kjo rërë e bardhë ekziston pjesërisht sepse këtu ka qenë një liqen. Ky liqen, pasi u tha, la pas këtë rërë. Dhe duke qenë se rëra është midis dy vargmaleve, ajo ka mbetur aty”, - thotë Mikah.

Ai u argëtua duke eksploruar dunat…

Madje shkëmbeu xhaketën dhe atletet me një rrëshkitëse bore:

“Rëra e Bardhë ishte vërtet një vend i rëndësishëm për mua, sepse ishte parku kombëtar i 139-të që vizitova dhe shënoi saktësisht një të tretën e gjithë parqeve që duhet të vizitoj”.

“E kisha planifikuar që të mbërrija aty në perëndim të diellit, sepse kisha dëgjuar që aty perëndimet janë magjike. Ishte një tjetër vend surreal”, - thotë ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG