Lidhje

Nju Orlinsi 10 vjet pas Katrinës


Me 29 gusht, Nju Orlins do të shënojë dhjetë vjetorin e Uraganit Katrina dhe përmbytjet që pasuan në këtë qytet që gjendet nën nivelin e detit. Studimet kanë treguar se Inxhinierët e Korpusit të Ushtrisë Amerikane nuk arritën të ndërtonin prita të forta që t’i qëndronin rritjes së nivelit të ujit nga stuhitë. Sikurse na njeh edhe materiali në vazhdim, pritat e reja janë ndërtuar që të jenë më të fuqishme.

Ndonëse kanë kaluar 10 vjet nga përmbytja, Renata dhe familja e saj ende vazhdojnë riparimin e shtëpisë.

“Ende po punojmë dhe tani është e jetueshme.”

Pjesa dërrmuese e kësaj lagjeje u përmbyt pas rënies së pritave. Ndërsa shumë njerëz i rindërtuan shtëpitë, ende ka shumë troje të boshatisura dhe struktura të dëmtuara.

Pas Katrinës, Inxhinierët e Korpusit të Ushtrisë Amerikane i zëvendësuan pritat e prishura.

Pritat e reja janë më të thella dhe më të forta por shumë kritikë thonë se të tilla ato duhet të ishin ndërtuar që në fillim. Zëvendës Kryetari i Bashkisë së Nju Orlinsit, Andy Koppling, është një prej tyre.

“Ishte dështimi ixhinierik më i madh në histori. Katrina nuk ishte stuhi që të mos mund të përballohej nga pritat.”

Martez Lynch dhe familja e tij jetojnë pranë pritës së re në këtë lagje.

“Ndihem më mirë për pritat e reja. Inxhinierët dhe ata që erdhën të ndihmojnë nuk mund të bënin më shumë. Nëna Natyrë do të bëjë të sajën.”

Por infrastuktura njerëzore ka ndërhyrë në mjedis duke reduktuar tokat kënetore dhe ishujt që shërbejnë si barriera pranë Nju Orlinsit. Kyle Graham është me Autoritetin për Mbrojtjen dhe Restaurimin e Brigjeve të Luizianës.

“Ishujt dhe moçalet i ulin vrullin stuhisë kur ajo godet dhe ujërat nuk ngrihen aq shumë në disa prej lagjeve.”

Zoti Graham thotë se autoritetet shtetërore dhe ato federale po punojnë sëbashku për restaurimin e barrierave bregdetare që ngjarjet e 10 viteve më parë të mos përsëriten.

XS
SM
MD
LG