Lidhje

Anketë e re për armët në SHBA


Një numër përherë e më i madh amerikanësh janë duke mbështetur idenë për të patur ligje më të ashpëra për armët, por shumë prej tyre nuk kanë besim që ligjvënësit do të miratojnë së shpejti masa për kufizimin e tyre.

Një anketë e re përbashkët e agjencisë Associated Press dhe grupit GFK arrin në përfundimin se dy të tretat e të anketuarve kërkojnë ligje më të forta për kontrollin e armëve, shumica e tyre mbështesin ndalimin e shitjes së armëve luftarake gjysëm automatike.

Por rezulati i anketës ishte i ndryshëm në vija partiake. Mes të anketuarve demokratë, 87 e tyre mbështesnin kufizimin e armëve, ndërsa vetëm 41 për e të anketurve republikanë ishin për masa më të ashpëra. Numri i amerikanëve që kërkojnë ligje më të rrepta për armëmbajtjen është rritur pas incidenteve me armë zjarri në shkolla vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG