Lidhje

Akt-padi ndaj tre personave për komplote sulmesh terroriste


Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të premten për akt-paditë ndaj tre personave të akuzuar me pjesëmarrje në një komplot ndërkombëtar për të kryer sulme terroriste në Nju Jork.

Zyra e Prokurorisë në Distriktin jugor tha në një deklaratë për shtyp se kishte akuzuar Abdulrahman El Bahnasawyn, një 19 vjeçar shtetas kanadez; Talha Haroonin, një 19 vjeçar nga Pakistani; dhe Russell Salic, një 37 vjeçar, shtetas Filipinas, për komplotim për të kryer sulme me bomba dhe për të goditur me armë zjarri në zona shumë të populluara të Nju Jorkut.

Tre personat u akuzuan vitin e kaluar për planet për të sulmuar në verë të vitit 2016. Që të tre janë arrestuar. El Bahnasawy ka pranuar fajësinë dhe po pret dënimin në dhjetor.

Haroon dhe Salic u arrestuan në vende të tjera dhe nuk janë ekstraduar ende në Shtetet e Bashkuara.

Të tre personat përdorën komunikime në internet për të organizuar sulme, që El Bahnasawy i përshkroi si 11 shtatori i dytë, duke i thënë një agjenti të fshehtë se shpresonte ta bënte sulmin në një concert.

XS
SM
MD
LG