Lidhje

Nju Jork: 7 të vrarë nga përplasja e një treni me një makinë


Shtatë vetë u vranë pasi një tren i metrosë së Nju Jorkut u përplas me një makinë që kishte ngecur tek shinat e trenit.

Ky aksident ndodhi mbrëmë në darkë rreth 20 kilometra në veri të Nju Jorkut, ndërsa treni po shkonte drejt qytetit të vogël Wassaic.

Autoritetet thonë se makina e tipit fuoristradë kishte ngecur tek shinat, në momentin kur ishte duke kapërcyer shinat. Treni e shtyu makinën tutje dhe pastaj të dy automjetet morën flakë.

Guvernatori i Nju Yorkut Andrew Cuomo i tha gazetarëve se shoferi i fuoristardës dhe 6 persona që ndodheshin në makinë u vranë në aksident. Të paktën 12 pasagjerë të trenit u plagosën.

Në linjën veriore të metrosë së Nju Jorkut ka patur një numër aksidentesh gjatë viteve të fundit, siç ishte rasti i daljes nga shinat i një treni në vitin 2013. Në atë aksident u vranë 4 pasagjerë.

Sipas një raporti të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, vitin e kaluar pati shumë kritika për linjën veriore të metrosë, që lidh Nju Jorkun dhe shtetin e Konekstikatit, me të cilën udhëtojnë qindra mijëra pasagjerë çdo ditë

XS
SM
MD
LG