Lidhje

Nju Jorku në prag të Vitit të Ri


Me afrimin e Vitit të Ri, qyteti i Nju Jorkut përgatitet për një nga festimet më spektakolare në botë. Së paku një milion vetë mblidhen në Sheshin Times Square dhe miliona të tjerë ndjekin përmes televizionit zbritjen e globit të kristaltë që numëron sekondat e fundit para ndërrimit të viteve.

Këtë radhë, globi do të ketë 2688 pllaka të kristalta, të ndriçuara nga më shumë se 32 mijë llamba. Globi, me diametër 1.2 metra dhe me peshë rreth 4.4 tonë, i prodhuar nga kompania Waterford Crystals, do të ketë këtë vit temën “Forca”, për të nderuar virtyte si fuqinë e shpirtit, guximin dhe këmbënguljen që kërkojnë sfidat e jetës.

Kompania Waterford do të vazhdojë të zbukurojë deri në vitin 2023 globin e kristaltë me prerje të reja kristalesh çdo vit, dhe me një temë të re që nderon një virtyt të vlerësuar në shkallë globale.

XS
SM
MD
LG