Lidhje

SHBA: Debati mbi himnin dhe flamurin


Presidenti amerikan Donald Trump po bën një luftë fjalësh këtë fundjavë mbi atletët profesionistë të SHBA-së, të cilët refuzojnë të qëndrojnë me nderim para ndeshjeve kur luhet himnin kombëtar i vendit. Presidenti thotë se lojtarë të tillë duhet të përjashtohen dhe tifozët duhet të bojkotojnë lojrat në shenjë proteste.

Për disa ditë me radhë, Trump ka kërcënuar kundër atletëve, shumica e të cilëve janë lojtarë zezakë në Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL), që kanë refuzuar të ngrihen në këmbë, kur para ndeshjes luhet himni kombëtar “Star Spangled Banner”, një traditë në shumicën e ngjarjeve sportive amerikane, qofshin ndeshje amatore ose në nivel profesional.

Lojtarët protestojnë për atë që ata e shohin si pabarazi në trajtimin e pakicave dhe komentet personale të presidentitTrump i cili i barazoi demonstruesit neo-nazistë me protestuesit kundër protestave pas një tubimi muajin e kaluar në Charlottesville, Virginia, që la një grua të vdekur.

Në ndeshjen e parë të ditës së diel, midis "Jaguars, Jacksonville" dhe "Ravens Baltimore" që u luajt në Londër, lojtarët e skuadrës Jaguars qëndruan disa në gjunjë dhe disa në këmbë, para ndeshjes gjatë kohës që luhej himni kombëtar. Me ata u bashkua edhe pronari i "Jaguars", Shad Khan, i cili dhuroi 1 milion dollarë për inaugurimin e zotit Trump më parë këtë vit. Disa lojtarë të "Ravens" qëndruan, ndërsa të tjerët u gjunjëzuan dhe gjithashtu u kapën së bashku krah për krah.

Në lojërat e tjera, më shumë lojtarë, trajnerë dhe pronarë u bashkuan në protestë, disa duke qëndruar në gjunjë, shumica duke lidhur krahët. Një ekip, "Pittsburgh Steelers", shmangu polemikat në fushë, duke qëndruar në dhomë në stadium, deri pasi mbaroi himni kombëtar në ndeshjen e tij në Çikago.

Trump i nisi protestat e tij kundër lojtarëve që u gjunjëzuan ose u ulën gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në një tubim politik në Alabama të premten mbrëma.

Të shtunën, ai tha, "Nëse një lojtar dëshiron privilegjin për të bërë miliona dollarë në NFL, ose në liga të tjera, ai ose ajo duhet të respektojë Flamurin tonë të Madh Amerikan (ose të Shtetit) dhe duhet të qëndrojë në këmbë kur luhet himni kombëtar, nëse jo, të largohet dhe të gjejë diçka tjetër për të bërë! "

Komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit, Roger Goodell protestoi ndaj ankesave të presidentit Trump, duke thënë, se “komente të tilla tregojnë mungesë respekti për NFL, lojën tonë të madhe dhe të gjithë lojtarëve tanë dhe një dështim për të kuptuar forcën dërrmuese për të mirë që klubet dhe lojtarët tanë përfaqësojnë në komunitetet tona”.

Një ligjvënës republikan, Senatori Ben Sasse, mbështetës i presidentit Trump, u tha lojtarëve se kishin të drejtën për të protestuar ndaj presidentit, por pyeti: "A nuk ka mënyra më të mira se sa të gjunjëzoheni para flamurit për mbrojtjen e të cilin ushtarët janë vrarë?” Ai shtoi se "Trump dëshiron që ju të bini në gjunjë, sepse sjellja juaj e përçan kombin, me të dhe flamurin në të njëjtën anë. Mos i jepni atij vëmendjen që dëshiron".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG