Lidhje

Autoritetete nigeriane në kërkim të vajzave të rrëmbyera


Qeveria e Nigerisë tha se do të marrë kontakte me grupin Boko Haram pas daljes së një video-regjistrimi të ri, ku shihen 50 nga nxënëset e shkollës që u rrëmbyen nga ky grup në vitin 2014.

Grupi ekstremist thotë se një pjesë e vajzave kanë vdekur dhe ai kërkon shkëmbim rrobërish për të liruar të tjerat. Video-regjistrimi prej11 minutash, i vënë të djelën në YouTube, tregon një person me maskë me dhjetra vajza të reja me shami në kokë që duken të raskapitura, duke qëndruar pas tij.

Personi në video i bën thirrje qeverisë të "lirojë të burgosurit në Abuja, Lagos dhe Maiduri". Kjo është një kërklesë e përsëritur e grupit Boko Haram. Aktivistët në Nigeri thonë se për hir të vajzave, qeveria duhet të hyjë në negociata. Në video shihet se personi i maskuar i drejton mikrofonin një prej vajzave për ta pyetur nga është.

Zëri i Amerikës, bisedoi me të jëmën e vajzës, Esther Yakubu, dhe mes lotësh ajo thotë se ajo ishte vajza e saj, e quajtur Dorcas, ndonëse në video ajo del me emër tjetër, me atë që i kanë vënë rërmbyesit. Dorca ishte 15 vjeç, në prill të vitit 2014 kur u rrëmbye së bashku me 276 vajza të tjera nga qyteti i Çibukut. Rreth 218 prej tyre vazhdojnë ende të figurojnë të zhdukura.

XS
SM
MD
LG