Lidhje

Sulm vetëvrasës në Nigeri, dhjetëra të vrarë


Një sulm vetëvrasës me bombë të martën në mëngjes në një xhami në Nigerinë verilindore shkaktoi të paktën 50 të vrarë.

Sulmi ndodhi, ndërsa njerëzit po shkonin për lutjet e mëngjesit në xhaminë e qytetit Mubi, në shtetin nigerian të Adamavës.

Mubi, Nigeria
Mubi, Nigeria

Askush nuk mori përgjegjësinë e menjëhershme për sulmin, që i ngjan sulmeve vdekjeprurëse të mëparshme, të kryera nga grupi militant Boko Haram.

Ky grup pa vrarë më tepër se 20,000 njerëz në tetë vitet e kryengritjes kundër qeverisë nigeriane, me synim krijimin e një shteti me ligje të rrepta islamike në veriun e Nigerisë, me shumicën e banorëve myslimanë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG