Lidhje

Dhjetra të vrarë në një sulm në Nigeri


Të paktën 48 vetë kanë gjetur vdekjen nga një sulm vetëvrasës në një shkollë në Nigerinë verilindore. Shumë prej viktimave ishin nxënës.

Shpërthimi ndodhi sot në qytetin Potiskum në shtetin Yobe, kur nxënësit ishin mbledhur në mëngjes në shkollën e mesme shtetërore.

Punonjësit e ekipeve mjekësore thonë se shpërthimi la të paktën 79 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje serioze. Dëshmitarët thonë se autori i sulmit ishte maskuar si nxënës.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshohet se akti ishte vepër e grupit ekstremist Boko Haram.

XS
SM
MD
LG