Lidhje

Nigeri, përhapet Ebola


Ministri nigerian i Shëndetësisë ka konfirmuar rastet e para të Ebolës në vend, mes personave që nuk kanë pasur kontakt direkt me liberiano-amerikanin e infektuar Patrick Sawyer, që kishte udhëtuar në Lagos nga Liberia.

Onyebuchi Chukwu tha se edhe bashkëshortët e dy pacientëve me Ebola që kishin pasur kontakt me Sawyer-in, ishin infektuar.

Ministri Chukwu tha sot se numri i përgjithshëm i rasteve me infektim në Nigeri ka arritur në 14. Ai tha se pesë kanë vdekur nga virusi.

Ndërkohë, Senegali bëhet vendi i fundit afrikan që bllokon kufirin në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Ebolës.

XS
SM
MD
LG