Lidhje

Nis punën komisioni parlamentar për reformën zgjedhore


Nis punën komisioni parlamentar për reformën zgjedhore
Nis punën komisioni parlamentar për reformën zgjedhore

Në Shqipëri nisi sot punën Komisoni parlamentar për reformën zgjedhore, i cili u ngrit dy javë më parë pas marrëveshjes së arritur mes partisë demokratike dhe socialistëve në opozitë.

Kryetarja e parlamentit e vlerësoi si një hap të rëndesishëm fillimin e aktivitetit të komisionit duke njoftuar se kishte bërë gati kërkesat për të patur ndihmën e ekspertëve të Osbe-së apo dhe Komisionit të Venecias. Komisioni përbëhet nga 10 anëtarë, me një përfaqësim të barabartë mes dy kampeve ku bëjnë pjesë edhe partitë e vogla parlamentare. Partitë e tjera do të jenë pjesë e konsultimeve.

Javën e shkuar ato paraqitën qëndrimet e tyre të përbashkëta që do i parashtrohen komisionit. Kërkesa më e rëndësishme ka të bëjë me një ndryshim në sistemin aktual proporcional rajonal ku propozohet që të përfshihet edhe një korrektim në rang kombëtar. Nisejn e punës së komisionit e përshëndeti edhe presidenti Bamir Topi I cili duke e vlerësuar si një sinjal të mirë shtoi se uronte që reforma të përfundojë në kohë dhe që forcat politike të kenë në themel të punës jo emocionet politike dhe pozicionet e tyre partiake.

XS
SM
MD
LG